Fotot/ Rrëfimi i modeles së njohur: Si më bëri mami të humbja virgjërinë 16-vjeçe

19/10/2020 18:05

Modelja e njohur  Megan Barton Hanson ka bërë një rrëfim për mediat britanike duke shkaktuar shumë reagime. 26-vjeçarja e njohur për pjesëmarrjen në Love Island ka zbuluar se e ka humbur virgjërinë pasi i dha leje e ëma në moshën 16-vjeçare.

Duke folur për The Sun, bukuroshja britanike është shprehur se e ëma i tha që ta humbiste virgjërinë pasi të mbushte 16 vjeç.

Ndër të tjera Megan ka shtuar se me mamanë e saj ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë me të dhe se nuk kishte pasur probleme të fliste për seksin.

“Mami im dhe unë jemi shumë të hapura rreth seksit. Ajo më tha që është në rregull të kryesh marrëdhënie seksuale pas moshës 16 vjeç. Ndodhi një javë përpara ditëlindjes sime të 16 dhe mendova: Është afër mjaftueshëm, nuk e kam thyer premtimin ndaj mamit”, tregoi ajo.

Megan tregoi pa komplekse edhe se kur ka qenë lidhja e parë e saj serioze. “Në fillim nuk i kuptoja njerëzit pse ishin kaq të mahnitur pas seksit, por më pas kuptova që kisha një “lidhje” të fortë me të dashurin asaj kohe”, tregoi ajo.

 

FOTO GALERI
1/14

Top Channel