(FOTO+EMRI) Shkoi të aplikonte për punë, zhduket 19-vjeçarja shqiptare në Greqi/ Pamjet kur u pa për herë të fundit

19/10/2020 18:48

Një 19-vjeçare shqiptare në Greqi rezulton e zhdukur që prej datës 16 tetor.

Familjarët e 19 vjeçares Artemis Vasili, vajzës me origjinë Shqiptare, e cila rezulton e zhdukur që prej se premtes së kaluar në Korropi të Athinës, bëjnë apel për këdo që ka dijeni për vajzën e tyre për të ndihmuar në gjetjen saj.

I ati i vajzës tregon se e bija u largua nga banesa për të dhënë intervistë për punë dhe që prej atij momenti nuk kanë asnjë informacion për 19 vjeçaren.

I ati, Jani Vasili, e përshkruan të bijën si një vajzë të urtë dhe pa probleme. Ai beson se polica vonoi të reagojë dhe shpreh frikën se vajza e tij mund të jetë në rrezik.

Ai thotë se vajza nuk kishte asnjë arsye të largohej nga shtëpia dhe se jeta në familjen e tyre ishte në harmoni. Ai i bën apel kujtdo di diçka për të, madje edhe vetë se bijës nëse ka ikur me dashje, të telefonojë, mjafton të thotë se është mirë.

Ende nuk dihet në çfarë rrethanash është zhdukur 19-vjeçarja, ndërsa në media dhe rrjete sociale janë publikuar të dhënat e saj.

Raportohet se ditën kur ajo u zhduk kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë bojë qielli me vija të bardha dhe syze optike në ngjyrë argjendi.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel do të shihni një video nga kamerat e sigurisë ditën kur 19-vjeçarja është larguar nga shtëpia.

<iframe width=”679″ height=”407″ src=”https://www.youtube.com/embed/d057hNbWfkM” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

FOTO GALERI
1/5

Top Channel