(Foto) Arkeologët zbulojnë një figurë maceje 2000 vjeçare në Peru

19/10/2020 12:21

Një figurë e madhe e një maceje të gdhendur në një kodër mbi 2 mijë vjet më parë është zbuluar në jug të Perusë ka njoftuar Ministria e Kulturës së këtij shteti.

Gjeoglifi antik, që ka përmasat e 37 metrave (121 këmbë) formon një pjesë të Nazca Lines, një koleksion me qindra vepra arti misterioze të gdhendura në një pllajë 250 milje në jug të kryeqytetit të Perusë, Lima.

Macja i shtohet një varg vizatimesh të gjetura në këtë rajon gjatë shekullit të kaluar, dukepërfhsirë një zog, një majmuni dhe një pelikani.

Zbulimi i kësaj maceje u bë gjatë punës së mirëmbajtjes në një pikë të favorshme për vizitorët që tanimë është një destinacion turistik popullor.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel