Ariu masakron punonjësin e kopshtit zoologjik para autobuzit të vizitorëve

19/10/2020 20:16

Kopshti i botës së egër në Shanghai është mbyllur përkohësisht pasi një punonjës është copëtuar nga një ari i murrmë të shtunën në repartin e “kafshëve të egra” të parkut.

Punonjësi i kopshtit zoologjik u vra para autobuzit të mbushur me turistë në zonën e arinjve, ku kafshët lejohen të lëvizin të lira, ndërsa turistët i shikojnë ato nga siguria e autobuzit të kthyer në kafaz të hekurt.

Punonjësi raportohet se kishte dalë nga autobuzi dhe u sulmua nga ariu teksa ihste në detyrë.

Incidenti ishte kapur në video dhe është shpërndarë në platformën sociale kineze Weibo.

Në video, touristët dëgjohen që ulërasin nga brenda autobuzit ndërsa jashtë janë grumbulluar disa kafshë.

Në një tjetër autobuz vizitoresh shihen disa arinj që afrohet për t’u ushqyer nga turistët.

Parku i Shanghai është zotuar të përmirësojë sigurinë e operacioneve të tij pas incidentit të rëndë.

Edhe në vitin 2017, një burrë u sulmua nga ariu në një park të botës së egër në Kinë, kur nuk i vuri veshin udhëzimeve dhe uli dritaren e autobuzit për të ushqyer kafshën.

FOTO GALERI
2/4
Incidenti ishte kapur në video dhe është shpërndarë në platformën sociale kineze Weibo.

Top Channel