50 Cent kalon çdo pritshmëri, së shpejti do e shihni në një film horror

19/10/2020 17:56

Reperi i famshëm, 50 Cent, duket se tani i ka hyrë edhe botës së kinematografisë.

Mediat e huaja shkruajnë se përmes kompanisë së tij “G-Unit Film & Television”, ka nënshkruar marrëveshje për realizimin e tre filmave me “Arts District Enterainment”, kompania e drejtuar nga Roger Birnbaum, Eli Roth dhe Michael Besman dhe studion e filmave me buxhet të ulët, “3BlackDot”.

Ndërkohë 50 Cent ka thënë në një deklaratë të tij se po e sprovon veten edhe në filma të zhanrit horror. Ai ka shtuar se mezi po pret që t’i tregojë botës se çfarë projekte të veçanta kanë përgatitur.

Nga ana tjetër kujtojmë, reperi ka luajtur në disa projekte kinematografike të tilla si: “Power”, “Get Rich or Die Trying”, “Righteous Kill”, “Escape Plan” dhe të tjerë. Të gjitha këto projekte i takonin kryesisht zhanrit dramë dhe aksion.

Top Channel