Frymëmarrje më në fund për Udinesen, që pas tri disfatave radhazi në Serinë A gjen më në fund buzëqeshjen. Ekipi friulan fitoi 3-2 ndaj Parmës në “Dacia Arena” në një sfidë që deri pak çaste para përfundimit ishte mbërthyer në shifrat 2-2.

Të parët shënuan miqtë, me Hernanin në minutën e 26-të, por vetëm dy minuta më vonë ktheu ekuilibrat në rezultat Samir. Udinese kaloi në epërsi në të 52-ën minutë pas autogolit të Iacoponit, megjithatë Karamoh sërish vuri baraspeshën, por që nuk do të qëndronte deri në fund.

Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Pussetto lëshoi një goditje të zgjuar nga distanca, që kapi të papërgatitur portierin Sepe, duke ngritur peshë entuziazmin te vendasit, që me këtë trepikësh lënë tri skuadra pas në renditje, përfshirë edhe Parmën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA