Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka arritur në 1.399.334 ndërsa bilanci i viktimave në 24.187.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 15.099 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.399.334 ndërsa me 185 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 24.187.
Numri i të shëruarve ka arritur në 1.070.576 me 5.377 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi prej 3 ditësh vazhon të jetë 1.1 për qind ndërkohë që tek 26.5 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 4.610 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 362.253 ndërsa me 52 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.958.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 544 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 53.8 milionë.
Top Channel