Real Sociedadi fitoi thellë 0-3 në fushën e Betisit dhe merr kreun e La Ligas me 11 pikë, aq sa Villarreali, por me golaverazh më të mirë.

Ekipi nga San Sebastiani dominoi në “Benito Villamarin”, ku pjesën e parë e mbylli në epërsi të një goli, të shënuar nga Portu, ndërsa në fraksionin e dytë realizuan edhe Ayarzabal me 11-metërsh dhe në fund Adnan Januzaj.

Fitore shumë e rëndësishme e Villarealit në derbin e Komunitetit Valencian ndaj Valencias, që u mbyll 2-1. Alcacer me penallti dhe Parejo ishin autorë të golave të “Nëndetëses së Verdhë”, ndërsa finalizimi i Guedes nuk i vlejti për asgjë skuadrës mike.  Në takimet e tjera Eibari barazoi 0-0 Osasunan, Bilbao fitoi 2-0 me Levanten, Alaves humbi 0-2 ndaj Elches, ndërsa Huesca – Valladolid përfundoi 2-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA