Gjiganti i farmaceutikës, Pfeizer deklaroi se ka prodhuar tashmë “qindra mijëra doza” të vaksinës anti-covid në kompleksin e tij në Puurs të Belgjikës.

Flakonët po përgatiten e do të jenë gati për shpërndarje nëse testet klinike rezultojnë të suksesshme dhe cilësohen nga rregullatorët si efikase dhe të sigurta për përdorim. Gjiganti amerikan shpreson të prodhojë 100 milionë doza këtë vit, 40 milionë nga të cilat janë të destinuara për Britaninë e Madhe.

Cdo pacienti që do të marrë vaksinën, do t`i nevojiten 2 doza të saj. në një intervistë për Mail on Sunday, e cila siguroi dhe fotot e linjës së prodhimit të vaksinës, kreu i Pfeizerit për Anglinë, Ben Osborn tha se ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme të shikonte flakonin e parë të realizuar tashmë. “ Fakti që e gjithë kjo punë rezultoi aktualisht me një produkt, solli një buzëqeshje të madhe në fytyrat e të gjithëve”, u shpreh ai.

Sunday Times sakaq citon zëvenkreun e shëndetësisë, Jonathan Van Tam të ketë pohuar përpara ligjvënësve se testimet e fazës së tretë të vaksinës së Universitetit të Oksfordit, e cila po prodhohet nga kompania Astra Zeneca, mund të përfundojnë në muajin dhjetor.

“Nuk jemi aq larg objektivit. Vaksina, nuk është çudi që të mbërrijë shumë shpejt pas Krishtlindjeve”, është shprehur ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA