25/12 20:47
Ekipi i Kosovës nesër do të udhëtojë drejt Botevgradit në Bullgari në kuadër të turneut ndërkombëtar të boksit “Balkan”, përcjell “KosovaPress”.
Kosovën, në këtë turne që do mbahet prej datës 19 tetor deri më 25 tetor, do ta përfaqësoj Donjeta Sadiku në kategorinë e femrave prej 60 kg së bashku me trajnerin e saj, Besim Brahimin dhe gjyqtarin ndërkombëtar të Federatës Internacionale të Boksit (AIBA), Latif Demollin, i cili do të ndajë drejtësinë.
Nikoqiri ka njoftuar se ky do jetë ndër turnet më të mëdha të vitit 2020 sa i përket boksit për femra, dhe se pjesëmarrëse do jenë disa nga shtetet më të forta në boks.
Top Channel