Klosi në inceneratorin e Fierit: “Përveç trajtimit të mbetjeve, do të prodhojë energji dhe do të ndihmojë në vaditje”

18/10/2020 19:01

Ministri i turizmit Blendi Klosi vizitoi inceneratorin e Fierit i cili është në përfundim dhe tha se do të ndihmojë komunitetin jo vetëm në përpunimin e mbetjeve, por edhe me prodhimin e energjisë.

Sipas Klosit, përveç trajtimit të mbetjeve urbane, ky incenerator do të prodhojë edhe energji, si edhe do te ndihmojë banoret e zonës për vaditje.

Klosi iu përgjigj edhe akuzave të Partisë Demokratike dhe tha se opozita duhet të shikojë përfitimet që do të sjellë në zonë. Ndërsa Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi tha se askush nuk është larguar nga tokat e tij dhe se 10 metra më tej toka është e mbjellë.

 

Top Channel