Kim Kardashian feston 40-vjetorin, futet e gjitha në “tortën e ditëlindjes” (FOTO)

18/10/2020 12:58

Kim Kardashian është fotografuar duke dalë nga maja e një torte gjigante në një set fotografik të çuditshëm, për 40 vjetorin e saj.

Duke sfiduar vitet, Kim duket e përsosur dhe pa rrudha. Ndërsa merrte poza para kamerës. Ideja ishte të dukej si një qiri ndërsa ajo dilte nga maja e një torte gjigante.

Ylli nuk la shumë hapësirë për imagjinatë, e veshur me bikini dhe një palë pantallona të tejdukshme.

Kim i mbajti fansat të “gozhduar”, duke postuar një video prapa skenave të xhirimit të saj në Story-n në Instagram që 190 milionë ndjekësit e saj të shijonin.

Xhirimi ishte për të bërë fotografi promovuese për linjën e saj të re të titulluar të bukurisë KKW, për nder të 40-vjetorit të saj, që është me 21 tetor.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel