Fiorentina shpërdoroi avantazhin e dyfishtë në transfertë ndaj Spezias, nga ku në fund u kthye me vetëm një pikë (2-2). Skuadra vjollcë, edhe pse e nisi në mënyrë të shkëlqyer takimin, duke shënuar dy gola pa u mbushur katër minuta lojë me Pezzellan dhe Biraghin, lëshoi shumë terren duke u ndëshkuar në minutat 39 dhe 75 nga Verde dhe Farias.

Një barazim që tingëllon më shumë si humbje për ekipin e drejtuar nga Iachini, që shpërdoroi mundësinë të largonte krizën pas dy humbjeve radhazi.

Vjen disfata e tretë radhazi për Torinon, që nuk ia doli të merrte pikë në shtëpi përballë Cagliarit. Dy herë realizoi Andrea Belotti, për të zhbllokuar rezultatin dhe barazuar shifrat përkohësisht 2-2 (për Cagliarin kishin realizuar Joao Pedro dhe Simeone), por në minutën e 75-të, kur vendësit besonin se mund ta fitonin takimin, erdhi goli i dytë personal i Simeones, që i siguroi Cagliarit fitoren e parë sezonale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA