5500 vjet më parë ky vend nuk ka qenë i boshtë si sot….Këtu ngrihej një vendbanim i rëndësishëm që me zbulimin e tij në fundvitet 60 mahniti arkeologët shqiptarë.
Cila është arsyeja? Bashkë do të rinxjerrim në drite një tjetër vend të rrallë e të mistershëm të historisë sonë.
“Vitin e parë ne takuam këtë furrën këtu dhe ishte plot me pesë enë, të plota”, u shpreh arkeolog Skënder Aliu.
“Rasti i Kamnikut është i veçantë dhe përjashtimor në arkeologjinë shqiptare”, tha arkeolog Rudenc Ruka.
“Unë me të vërtetë jam habitur, domethënë duke bërë analizat e qeramikës dhe atyre materialeve që kam gjetur atje”, u shpreh Gazmend Elezi, arkeolog, USA.
“Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema do të sjellë sot në mbrëmje në 20:10, në ekranin e Top Channel një histori pak të njohur. Çfarë ishte ky vend, ky komunitet, kjo qendër e largët e ndërtuar mijëra vjet më parë? Kush ishin banorët e saj, ata që realizuan këto vepra të mrekullueshme dhe cila është historia e mjergullt e tyre?
Top Channel