Barcelona nuk ia doli të përfitojë nga hapi fals i Realit të Madridit, pasi pikërisht në kryeqytetin spanjoll pësoi humbjen e parë sezonale, teksa u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Getafe.

Trajneri Ronald Koeman kishte bërë disa ndryshime në formacionin kryesor, për t’u dhënë mundësi çlodhjeje disa prej futbollistëve të angazhuar në përfaqësueset respektive, por gjërat nuk i shkuan sipas planit.

Kjo pasi katalanët dominuan vetëm në kontrollin e topit, pasi e kishin thuajse të pamundur të çanin mbrojtjen “bunker” të vendasve dhe të krijonin raste shënimi. Nga ana tjetër Getafe ia kishte besuar gjithçka kundërsulmit dhe pasi krijoi disa mundësi, arriti të shënojē golin e avantazhit në minutën e 51-të me anë të sulmuesit 31-vjeçar Jaime Mata, i cili ekzekutoi saktë një penallti në favor të skuadrës nga periferia e Madridit.

Koeman provon të ndryshojē ritmin dhe hedh në fushë futbollistë si Coutinho e Ansu Fati, por sërish rastet mungojnë dhe më pranë golit shkon Getafe, që vijon të zbresë rrezikshëm në kundërsulm. Rasti më i mirē i Barcelonës u regjistrua në minutat shtesë, kur Ansu Fati goditi traversën, ndërsa topi i kthyer nuk u shfrytëzua si duhet nga Gerard Pique dhe rezultati mbeti 1-0 në favor të Getafes.

Kjo është humbja e parë në kampionat e Barcelonës, që pas 4 javësh ka grumbulluar 7 pikë falë dy fitoreve dhe një barazimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA