U ‘kryqëzua’ pas veshjes provokuese/ Femrat në Finlandë ‘zhvishen’, i dalin në mbrojtje kryeministres

16/10/2020 13:48

“Jam me Sanna”, ky është hashtag-u i përdorur nga filandezët për një fushatë sociale në mbrojtje të kryeministres së tyre, Sanna Marin.

Gjithçka filloi me një sesion fotografik të revistës së njohur lokale të grave Trendi, për të cilën Marin pozoi e veshur me një xhaketë, por pa këmishë e reçipeta.

Veshja e saj ngjalli jo pak polemika, duke u etiketuar si “e pahijshme” dhe e “papërshtatshme”.

“Ajo të mendojë të qeverisë vendin, në vend që të jetë modele”, ishte një ndër komentet.

Por qindra gra finlandeze i kanë dalë asaj në mbrojtje, duke mbushur rrjetet sociale me foto të veshura si kryeministrja.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel