Reagime kundër Lajçak në Kosovë/ Osmani: Nuk i është dhënë përkrahja për asociacionin me kompetenca ekzekutive

16/10/2020 20:24

Ndryshe nga ajo çfarë tha në Prishtinë me 15 tetor se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që ia pamundëson kompetencat ekzekutive asociacionit, në Beograd emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajcak shprehi të kundërtën.

Pas takimit me Presidentin serb, Aleksandër Vucic, Lajcak duke folur në gjuhën serbe tha se Kushtetuta e Kosovës nuk është Bibël dhe ajo duhet të ndryshohet.

“Asnjë prej bashkëbiseduesve në Prishtinë nuk më tha se nuk do të përmbushte detyrimet. Në fakt, në të gjitha takimet u bë e qartë, se ajo që është pranuar dhe premtuar duhet të zbatohet, përfshirë asociacionin e komunave serbe. Sa i përket kushtetutës, është logjike që ajo duhet të ndryshojë. Askush të mos më thotë se është e pamundur, kushtetuta nuk është Bibla”,

Për këtë ka reaguar Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani që tha se nuk i është dhënë përkrahja për formimin e asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Madje, Osmani thotë se nuk ka shumicë në Kuvend për ndryshime kushtetuese.

Ndërsa Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut deklarimet e Lajcak i ka parë si nxitëse të luftës në Kosovë.

Top Channel