Pamjet direkte te falkojve në ndërtesën e Melbourne, mahnisin qytetin e izoluar nga koronavirusi (video)

16/10/2020 18:07

Me zgjerimin e teknologjisë është shtuar dhe popullariteti i zogjve, as sa një familje falkojsh që jetojnë në një zgavër të ndërtesës së lartë CBD në Melbourne të Australisë, janë bërë simboli kryesor i lirisë në qyteti e izoluar nga koroanvirusi.

Mijëra njerëz sinkronizohen çdo ditë në lidhjen direkte 24-orëshe të vendosur në grataçielë, e cila transmetohet në rrjetin Youtube dhe në faqen e internetit të ndertesës.

Zogjtë me pupla të njoma janë kthyer në simbolin e vetëm të lirisë dhe gëzimit në qytet.

Ata ishin të famshëm edhe para izolimit pasi zogjtë shpesh ndërtonin foletë e tyre në ndërtesën e rrugës Collins Street, por popullariteti i tyre u rrit shumë pas çeljes së vezëve më 2 tetor.

Victor Hurley i grupit të mbrojtjes së kafshëve BirdLife Australia tha se një rrjet në Facebook dedikuar falkojve ka arritur në 11,600 anëtarë nga 500-600 qe kishte vitin e kaluar.

“Shumë njerëz në izolim në Melbourne janë mahnitur nga kjo eksperiencë,” tha ai.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA