Një gjykatë në Berlin ka pezulluar sot urdhrin e qeverisë për mbylljen e bareve e restoranteve nga ora 23.00 deri në 6 të mëngjesit, duke argumentuar se “nuk ka prova të dukshme se ndihmon në luftën kundër koronavirusit.”
Vendimi u mbi padinë e ngritur nga 11 pronarë restoranti, në të cilin gjykata adminsitrative shtonte se infeksionet e reja në Gjermani vijnë nga grumbullimet familjare dhe shoqërore, ato fetare dhe nga vendet e punës me kolektiv të madh.
Prandaj sipas saj, mbyllja e stabilimenteve të ushqimit apo pijeve ishte një ‘shkejlje jashtë proporcioni i e lirive të industrive’.
Autoritetet gjermane tashmë duhet të vendosin nëse do ta çojnë çështjen në një gjykatë më të lartë për mbylljen e bareve e restoranteve.
Zhvillimi vjen teksa kancelarja Angela Merkel paralajmëroi Gjermaninë për ‘katastrofë’ tekksa disa liderë rajonalë refuzuan të nënshkruanin ashpërsimin e masave të koronavirusit pas shtimit të rasteve në Evropë.
Kancelarja gjermane dukej e nxehur me liderët rajonalë të mërkurën mbrëma, kur u tha: “Kjo për çka kemi rënë dakord nuk mjafton për të evvituar katastrofën”.
Sot kishte protesta edhe në Barcelonë të Spanjës kundër kufizimeve të reja të venodsura nga qeveria rajonale mbi baret e restorantet.
Top Channel