Fushata presidenciale/ Donald Trump thotë se nuk do të bëjë të detyrueshme vaksinat anti-COVID sepse njerëzit “nuk i pëlqejnë”

16/10/2020 17:45

Presidenti amerikan Donald Trump tha mbrëmë se nuk do të bëjë të detyrueshme vaksinat e koronavirusit për amerikanët pasi nuk dëshiron “të trazojë ndjenjat” e tyre.

“Nuk besoj se do të bëja ndonjëherë një vaksinë të detyrueshme. Spese ka disa njerëz që ndjejnë shumë klëtë çështje”, tha presidenti Trump në një intervistë me rrjetin Fox Business Network.

Trump foli për afro 45 minuta në program duke i dhënë vetes vlerësime të larta për manexhimin e situatës së pandemisë, e cila redi tani ka vrarë mbi 217,000 amerikanë, si dhe pretendonte se ka fituar imunitet nga virusi por jo përgjithmonë.

Trump tha: “Unë kam imunitet tani, doktorët thonë se imuniteti mund të zgjasë nga një muaj deri për gjithë jetën”.

Një shaka të ngjashme presidenti kishte bërë dhe në mitingun e Johnstoën, Pennsylvania, ku tha: “Pasi e kalon virusin ata thanë se ke imuntet për katër muaj. Kjo është për të shumicën kurse për mua ata thanë se kam imunutet për jetë”.

Doktorët në fakt nuk kanë një përgjigje të qartë për imunitetin e fiotuar nga kalimi i COVID-19, veçanërisht pas rastit të Nevada ku një burrë u infektua për herë të dytë me koronavirus.

Para disa ditësh në Hollandë një grua u bë viktima e parë pas infektimit për herë të dytë me koronavirus.

Në intervistë Trump gjithashtu u ankua për trajtimin që i bëhet nga mdia amerikane.

“Ne nuk na vlerësojnë për asgjë të arritur. Kemi bërë kaq shumë punë të mira, duke përfshrië dhe me COVID, ose ndryshe, me virusin kinez, ajo që kemi bërë ne është e pabesueshme”, tha ai.

FOTO GALERI
2/4
Trump tha se shume njerz ne mitingjet e tij mbajne maska

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA