Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se duke ndjekur zhvillimet rreth Mesdheut Lindor dhe marrëdhëniet Turqi-BE do të rivlerësojnë sërish çështjen në Samitin e liderëve të BE-së që do të mbahet në dhjetor.
Michel mbajti një konferencë për media pas përfundimit të Samitit të liderëve të BE-së. Ai tha se krahas shumë çështjeve në samit diskutuan edhe për situatën në Mesdheut Lindor. Michel shprehu keqardhje duke mbrojtur idenë e tij se “Turqia kryen veprime të njëanshme”.
Lidhur me një pyetje rreth Mesdheut Lindor dhe Turqisë, Michel deklaroi se “Planifikojmë që në dhjetor të zhvillojmë një samit. Këtu planifikojmë të vlerësojmë situatën për Turqinë dhe Mesdheun Lindor. Unë propozoj që të ndiqet kjo qasje”.
Duke ndarë informacionin se sot në takim liderët e Greqisë dhe të Qipros greke kanë bërë nga një prezantim dhe se kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër lidhur me çështjen, Michel shtoi se do të vazhdojnë të ndjekin nga afër zhvillimet lidhur me Mesdheun Lindor.
Top Channel