Terrorizmi dhe Covid 19, DASH paralajmërim për shtetasit amerikanë: Kujdes me udhëtimet në Kosovë

15/10/2020 12:20

Departamenti i Shtetit këshilloi amerikanët të rishikojnë udhëtimet në Kosovë për shkak të koronavirusit dhe të tregojnë kujdes nga rreziku i terrorizmit në disa zona, ku ai perceptohet si i shtuar.

Në një kujtesë për udhëtimet, Departamenti i Shtetit thotë se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ka lëshuar një njoftim ku Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 për shkak të COVID-19-s. Aty thuhet se Kosova ka hequr urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe ka rifilluar disa lloje transporti dhe operacione biznesi. Departamenti këshillon që shtetasit amerikanë të vizitojnë faqen në internet të Ambasadës së SHBA për informacione mbi COVID-19 në Kosovë.

Ai u kërkon që të rishikojnë udhëtimet për në Mitrovicën e Veriut, Leposavic, Zubin Potok dhe Zveçan për shkak të mundësisë për trazira civile si pasojë e tensioneve etnike. Grupet terroriste, thuhet në kujtesë, vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën.

“Terroristët mund të sulmojnë me pak ose pa paralajmërim, duke vënë në shënjestër vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet apo qendrat tregtare, objektet e qeverisjes vendore, hotelet, klubet, restorantet, objektet fetare, parqet, ngjarjet kryesore sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike, thotë DASH duket shtuar se tensionet brenda dhe mes komuniteteve në veri të Kosovës mbeten një burim trazirash të mundshme në këto zona, dhe pavarësisht faktit që trazirat e fundit kanë qenë të motivuara politikisht dhe nuk përfshijnë turistë ose anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare, edhe kalimtarët mund të preken.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA