Edi Rama dhe Taulant Balla në Selinë e PS

Partia Socialiste i bëri ftesë të gjithë aspirantëve për tu bërë deputetë të aplikojnë në platformën online DeputetiQëDuam. Metodologjinë e aplikimit e shpjegojë kryesocialisti Edi Rama.

“Do të kenë të gjithë një adresë online ku do të çojnë një video, ku do të shprehin arsyet pse duan të bëhen pjesë, dhe pak dokumente të tjera, një CV personale dhe një letër angazhuese. Ne do të mbledhim të gjitha shprehjet e interesit që do të vijnë nga të gjitha rrugët e jetës. Do të presim të rinj dhe të reja, jo vetëm në moshë, por edhe në ide”, tha Rama.

Për votën e emigrantëve kryeministri tha se është humbur shumë kohë por i inkurojë shqiparët jashtë për t’u bashkuar skuadrës socialiste të 25 Prillit.

“-I takon komisionerit të vendosë….është humbur shumë kohë…ne mirë presim ata që janë në emigracion që mendojnë se kanë diçka që mund ta na afrojë.”, tha ai.

Si gjithmonë nuk mungoi meraku i Edi Ramës për Lulzim Bashën.

25 Nëntori tha numri 2 i PS Taulant Balla është afati i fundit për të aplikuar në platformën online, deputeti që duam, e mandej një juri edhe me ndërkombëtar do të bëjë përzgjedhjen.

Top Channel