Shkon sërish në 5 numri i futbollistëve shqiptarë te Lokomotiva e Zagrebit. Largimet e Myrto Uzunit dhe Lirim Kastritit nga shitja e të cilëve, skuadra kryeqytetase arkëtoi rreth 4 milionë euro, janë zëvendësuar me Sherif Kallakun dhe sëfundmi me Francesco Tahirajn.

24-vjeçari shqiptar i cili ishte një lojtar i lirë pas largimit nga Hajduku i Splitit ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Lokomotiva e Zagrebit me të cilët ka firmosur një kontratë afatgjatë.

Tahiraj i cili shkëlqeu në futbollin slloven me Aluminij tashmë do të synojë të rigjejë vetën te Lokomotiva e shqiptarëve, pas eksperiencës së dështuar me Hajdukun e Spiltit.

Te skuadra nga Zagrebi ai gjen edhe kuqezinjtë e tjerë si Indrit Tuci, Jon Mersinaj, Enis Çokaj dhe Sherif Kallakun duke e mbajtur të pandryshuar numrin e kolonisë së futbollistëve shqiptarë te kjo skuadër edhe për këtë sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA