Maskat me detyrim, shumica po e zbaton/ Nis rregulli i ri, sot policia vetëm po këshillon “të pabindurit”

15/10/2020 15:03

Shumica e qytetareve i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për vendosjen e maskës dhe janë sporadike rastet e personave qe nuk kane bere diçka te tille. Ne te gjithë vendin janë shpërndare policia bashkiake dhe ajo e shtetit te cilët sot mesa duket kane vendosur vetëm te këshillojnë qytetaret ndërsa nga nesër do nis dhe vendosja e gjobave.

Gjoba e pare sic është bere me dije do jete 3 mije leke te reja ndërsa nëse perseritet ky veprim atëherë qytetari gjobitet me 5 mije leke te reja.

Duke qene se kjo ishte dita e pare gjithçka ka mbetur ne kuadrin e këshillës ndërsa nga dita e nesërme do nis gjobvenja ne mase ne rast se do vijohet te ketë persona qe nuk i përgjigjen si duhet urdhrit te vendosur nga qeveria. Fakti qe me herët gjobat sa i përket atyre te cilët nuk kane respektuar masat anti covid janë falur bën qe një pjese e vogël e qytetareve te tregohen neglizhent këtë here megjithatë komunikimi ka qene i qarte, çdokush qe nuk respekton vendimin do gjobitet dhe gjoba do bashkëngjitet me faturën e energjisë elektrike. Qendra e Tiranes, Pazari i ri, Fresku, Astiri, Lapraka, Kombinati dhe shume zona te tjera këtë te enjte kame respektuar ne mase rregullin e vendosjes se maskës.

Franca, Cekia apo dhe vende te tjera kane vendosur te rikthejnë karantinën per shkal se numri i te infektuarve ne vendin e tyre është rritur ndjeshëm, ndaj për te evituar një karantine te dyte por mbi te gjitha për te evituar rritjen e numrit te te infektuarve me koronavirus duhet vendosur maska.

Top Channel