Londra mbyllet të shtunën/ Ndalohet shoqërimi me persona të familjeve të tjera

15/10/2020 14:53

Shtimi i rasteve te infektimeve me coronavirus dhe rritja e numrit te vdekjeve kane detyruar qeverinë britanike, qe duke filluar nga e shtuna, Londra do hyje ne nivelin e larte te masave shtrënguese.

Ishte çështje kohe qe edhe Londra, do pasonte qytete te tilla si Liverpuli apo Manchesteri ne masa me te ashpra karantinimi pas asaj qe po konsiderohet si vala e dyte e pandemisë. Nga e shtuna sipas njoftimit te qeverise britanike, miliona banore te kryeqytetit britanik do ti nënshtrohen masave shtrënguese te nivelit te dyte, pas një marrëveshje te arritur me kryebashkiakun e Londrës. Nëntë milionë banoret e Londrës do te ndalohen te shoqërohen ne ambjente te brendshme me pjesëtare te familjeve te tjera, përfshi baret dhe restorantet.

Qëndrimi ne ambjente te hapura dhe kopshte private do lejohet, por jo me shume se gjashte veta.

Ne një mesazh për publikun, Ministri i Shëndetësisë deklaroi se “gjerat do përkeqësohen përpara se te vij përmirësimi” . Me shume njësi administrative te kryeqytetit e kane kaluar tashme shifrën e 100 vetëve te infektuar nder 100 mije banore.

Londra ishte epiqendra e valës se pare te pandemisë ne pranvere. Numri i infektimeve ne Britani është katërfishuar ne dy javët e fundit dhe shifra e te vdekurve, një dite me pare ishte 137 veta qe humben betejën me virusin, çka është e njëjte me numrin e vdekjeve ne muajin qershor.

Edhe udhëheqësi i opozitës laburiste Sir Kier Stammer ka kërkuar vazhdimisht qe Britania te vendoset ne një karantine dy- tre javore për te shmangur mijëra te vdekur ne muajt e ardhshme, por deri me tani kryeministri Johnson përkundër këshillimit te këshilltareve te mjekësisë dhe shkencës se qeverise po ngurron, por shton se gjithçka mund te ndryshoj ne te ardhmen.

Andaj vendimi për shtrëngimin e masave ne Londër mund te jete një shenje e vonuar e ndryshimit te qasjes se kryeministri Boris Johnson i kritikuar për vonesa gjate valës se pare e cila e ka çuar numrin zyrtar te vdekjeve ne Britani ne mbi 43 mije veta, ndërsa sipas Institutit Kombëtar te Statistikave, kjo shifër e vdekshmërisë është ne mbi 58 mije britanik qe kane humbur betejën me sëmundjen deri me sot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA