Neymar zbret në Times Square në New York i veshur si “rosak”, por rosak Louis Vuitton, që kushton 4500 stërlina 15/12 00:47
Në mikrofonin e Supersport pas ndeshjes ndaj Lituanisë u ndal edhe Marash Kumbulla i cili shprehu keqardhjen që Shqipëria nuk arriti të fitonte në Vilnius, ndërsa dha një mendim edhe për skuadrën e tij të re Romën.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Luajtëm mirë, por nuk morëm 3 pikët. Kishim shumë raste, nuk mundëm të shënonim. Më vjen keq që nuk fituam. Trajneri bëri mirë që më ndërroi, nuk isha shumë në formë sot.
Jam shumë më i kënaqur që luajta këto 2 ndeshje si titullar. Lacio e Strakoshës apo Roma e Kumbullës? Është e vështirë të them, por besoj Roma është më e fortë”, u shpreh Kumbulla për “Supersport”.
Top Channel