18/01 22:22
Kina ka kryer së fundmi një test lëshimi të dronëve të shumëfishtë “kamikazë” të dislokuar nga një kamion i lëvizshëm, duke ashpërsuar kërcënimin e mjeteve ‘indipendente’ vrasëse per luften tokesore.
Në pamjet e publikuara së fundmi nga Pekini shihet testi i kryer siç raportohet, muajin e kaluar, i ngjashëm me atë të një viti më parë kur një makineri e ngjashme lëshoi në ajër 120 mjete të vogla ajrore me krahë të palëvizshëm.
Ende nuk dihet qëllimi apo kapacitet e plota të këtyre dronëve të luftës por ato besohet se mund të qëndrojnë në ajër për kohë të mjaftueshme p[ër të identifikuar objektivin e tyre dhe sulmin kamikaz ndaj tij.
Top Channel