Italia frenohet sërish në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Skuadra e Të Kaltërve nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Holandën dhe humbet vendin e parë në Grupin 1 të Ligës A, që tani e ka marrë Polonia që mundi Bosnjën 3-0. Në sfidën e zhvilluar në Bergamo, Italia mori e para kryesimin, teksa shënoi me Pellegrinin, por Holanda u kundërpërgjigj duke barazuar me Van De Beek.
Franca mposhti sërish Kroacinë në ndeshjen e saj të Grupit 3 të Ligës A. Në Zagreb, sfida mes dy finalisteve të Botërorit 2018 u mbyll 2-1 në favor të transalpinëve, për të cilët shënuan Griezmann dhe Mbappe, ndërkohë që për Kroacinë Vlasic shënoi golin e barazimit të përkohshëm në këtë ndeshje.
Portugalia edhe pse nuk e kishte kapitenin Cristiano Ronald, nuk e pati problem të mposhtë Suedinë me rezultatin 3-0. Protagonisti absolut për skuadrën kampione të Evropës dhe Nations League u bë Diogo Jota, që fillimisht dha assist në golin e Bernardo Silvës, E më pas shënoi 2 gola për të fiksuar rezultatin 3-0. Në ndeshjet e tjera bie në sy humbja e Anglisë në Wembley ndaj Danimarkës 0-1 me Eriksen që shënoi me penallti.
Bjellorusia mundi Kazakistanin 2-0 dhe merr kryesimin në Grupin 4 të Ligës C të Nations League, ku ndodhet edhe kombëtarja shqiptare me 7 pikë.
Top Channel