Cristiano Ronaldo rrezikon seriozisht të humbasë sfidën “big” Juventus-Barcelona, në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe në Champions League.
Kampioni portugez, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në kontrollet e kryera në ekipin kombëtar, sigurisht që do të detyrohet të mos jetë i pranishëm në Dinamo Kiev-Juventus, e planifikuar të martën e 20 tetorit. Mundësia është shumë e madhe që mungojë edhe në përballjen me rivalin e tij historik, Lionel Messi, më 28 tetor.
Në fakt, Protokolli i UEFA-s parashikon që, për të pasur dritën jeshile për të dalë në fushë në një garë europiane, një lojtar duhet të deklarohet i kuruar klinikisht dhe negativ për COVID-19 të paktën një javë para ndeshjes, pasi dokumentacioni i plotë në lidhje me gjendjen e shëndet të lojtarit, me rezultatet e ekzaminimeve, duhet të dërgohet në UPAP (Paneli Këshillëdhënës i Protokollit në UEFA) për analizë dhe aprovim.
CR7, në këtë rast, në fakt, është në garë me kohën, duke pasur parasysh që ndeshja kundër Barcelonës është planifikuar të zhvillohet pas 15 ditësh. Ronaldo do të duhet të negativizohet deri të mërkurën, më 21 tetor. Nëse fati nuk është me të, për të qenë i pranishëm në fushë, në ndeshje e parë si lojtar i Juventusit kundër Messit, do të duhet të presë sfidën e kthimit, e planifikuar për datën 8 dhjetor.
Përveçse ndeshjen kundër Dynamos së Kievit, numri 7 i Juventusit do të humbasë të paktën dy ndeshjet e radhës në kampionat, kundër Crotones dhe Veronës.
Top Channel