Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë shkatërrimtare në nivel ekonomik dhe social. Përllogaritet që 690 milionë njerëz janë aktualisht të kequshqyer dhe se deri në fund të vitit do të mund të shtohen edhe 132 milionë të tjerë në këtë ushtri fatkeqësh.
Për më tepër, thuajse gjysma e 3.3 miliardë njerëzve, pjesë e forcës së punës në botë, është në rrezik të humbasë të mjetet e tyre të jetesës.
Paralajmërimi i zymtë vjen nga katër agjenci të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Organizata Ndërkombëtare e Punës ILO, Organizata e Ushqimeve dhe Bujqësisë FAO, Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë, IFAD dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH, në një deklaratë të përbashkët.
Më të rrezikuarit janë ata që punojnë në ekonominë informale sepse nuk kanë asnjë mbrojtje sociale dhe as akses në kurat shëndetësore cilësore.
Top Channel