U shfaq i përgjumur në intervistë, Tyson: Jam si luani, e kam të vështirë të zgjohem!

14/10/2020 22:09

Kur ka mbetur pak më shumë se një muaj nga kthimi i Mike Tyson në ring (më 28 nëntor, kundër Roy Jones), kanë nisur spekulimet mbi gjendjen shëndetësore të “Majkut të Hekurt”pas asaj që ndodhi këtë të martë gjatë një interviste.

Tyson u shfaq në “Good Morning Britain” për të promovuar kthimin e tij në ring, por gjatë intervistës, u kuptua qartë se boksieri amerikan kishte probleme në artikulim, çka ka hedhur dyshime mbi gjendjen e tij aktuale fizike dhe shëndetësore disa javë para duelit të shumëpritur.

Disa orë më vonë, vetë Tyson mohoi se ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe siguroi se ajo që ndodhi ishte për shkak të lodhjes si rezultat i ndryshimit të madh të orës nga Londra në Los Angeles, ku jeton 54-vjeçari.

“Përshëndetje miq! U përpoqa të qëndroja zgjuar deri vonë për intervistën, por më zuri gjumi. Ashtu siç ndodh me një luan, e kam të vështirë të zgjohem. Po stërvitem fort dhe jam i detyruar të fle më herët. Nuk kisha një ekran dhe nuk mund të shihja kamerën,” – shpjegoi Tyson në rrjetet sociale.

Lodhja e Mike Tyson, tashmë në moshën 54-vjeçare, për shkak të stërvitjes së fortë, është e kuptueshme. Seancat stërvitore intensive që ai ka kaluar javët e fundit me trajnerin e tij Rafael Cordero tregojnë se e ka ende të fortë grushtin, që e bëri atë një nga të mëdhenjtë e boksit.

Pavarësisht se u shfaq “në gjumë” në intervistën e së martës, ai shpreson “të hungërijë” sërish me zë të lartë, si luan, më 28 nëntor, kundër Roy Jones.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA