Shtohen rastet me Covid në Kosovë/ Policia, në rrugë 12 orë në ditë

14/10/2020 10:30

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka reaguar pas rritjes së rasteve më COVID-19 duke e bërë të qartë se masat antiCovid duhet të respektohen nga çdo kusht dhe në çdo kohë.

Për këtë arsye ai ka kërkuar që Policia e Kosovës dhe të gjitha inspektoratet pa dallim, bashkë me komunat dhe shtabet emergjente të veprojnë urgjentisht me qëllimin të parandalohet një përkeqësim i situatës.

“Inspektimet do të vazhdojnë me ritëm të shtuar, gjobat do të vendosen sipas Ligjit për luftimin e pandemisë Covid-19 i cili duhet të zbatohet me përpikëri”, deklaroi ministri.

Zemaj shtoi se në këtë situatë, do të kërkohet që policët t`i rikthehen orarit 12 orë në ditë. Por kështu, në terren do të rikthehen edhe 75 inspektorë sanitarë. Gjatë 24 orëve të fundit, u regjistrua një i vdekur e 98 infektime të reja në Kosovë.

Top Channel