24/11 09:43
Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të 2 helikopterëve ushtarakë në rajonin Helmand në jug të Afganistanit.
Ministria afgane e Mbrojtjes bëri të ditur se 2 helikopterë ushtarakë të tipit ” MI-17″ të Forcave Ajrore të Afganistanit u rrëzuan menjëherë pas ngritjes nga zona Nave në rajonin Helmand.
Helikopterët u rrëzuan për shkak të një defekti teknik dhe si pasojë humbën jetën 9 persona, thuhet më tej në deklaratë.
Ndërkohë dëshmitarët kanë pretenduar se dy helikopterët që kanë marrë ushtarët e plagosur në zonën Nave janë përplasur menjëherë pas ngritjes dhe se në aksident kanë humbur jetën më shumë se 10 ushtarë.
Top Channel