Cristiano Ronaldo vendosi të kthehej në Itali për të kryer aty periudhën e karantinës duke vendosur të izolohet në Torino. Një vendim që kampioni portugez e mori për të qëndruar në kontakt me stafin mjekësor të Juventusit me shpresën që të kthehet në fushë sa më shpejt.
Me siguri Ronaldo do të humbasë ndeshjen e kampionatit me Crotonen dhe atë të debutimit në Champions League kundër Dinamos së Kievit, por prezenca e tij është në rrezik serioz edhe për sfidën kundër Barcelonës dhe rivalit të tij të madh Lionel Messi.
Kjo pasi rregullorja e UEFA-s parashikon që një lojtar duhet të rezultojë negativ në një test ndaj Covid-19 një javë para ndeshjes në të cilën duhet të luajë.
Kështu duke qenë se ndeshja me “blaugranat” është në program për të mërkurën e 28 tetorit, numri 7 i Juventusit duhet të kalojë provën e tamponit para datës 21.
Në këtë mënyrë do të jetë deciziv tamponi i ardhshëm që pritet fundjavën që vjen, për të kuptuar se kur Ronaldo të të mund të bashkohet me skuadrën për tu kthyer në dispozicion të Pirlos.
Top Channel