Kreativiteti, megjithëse në dukje është një aktivitet shumë i paqartë, një proces i veçantë i shkaktuar nga disa faktorë kryesorë.
Sipas Life Hacker, Leo Widrich shpjegon “shkencën e krijimtarisë” në blogun e tij “Buffer”. Në thelb, truri ynë na jep idetë tona më të mira kur:
Në trurin tonë lirohet shumë dopaminë. Shkaktarët si ushtrimet, dëgjimi i muzikës dhe po, bërja e një dushi të ngrohtë, kontribuojnë në rritjen e fluksit të dopaminës.
Jemi të relaksuar. Kur kemi një gjendje shpirtërore të relaksuar, ka më shumë të ngjarë që ta kthejmë vëmendjen përbrenda, duke qenë të aftë të krijojmë lidhje të kuptueshme të mendimeve dhe ideve tona.
Jemi të shpërqendruar. Shpërqendrimi i jep trurit tonë një pushim, në mënyrë që nënvetëdija jonë të mund të punojë për një problem në mënyrë më kreative.
Një gjendje e lartë dopamine, relaks dhe shpërqendrim: Nuk është çudi që ide të shkëlqyera të ndodhin në dush!
Mësimi më i rëndësishëm nga kjo është të siguroheni që të keni një mënyrë për të kapur idetë tuaja kudo që ato të ndodhin, pasi kjo mund të jetë edhe individuale, në kohë dhe në vend.
Top Channel