Polonia raportoi të mërkurën për 6,526 raste të reja me koronavirus.
Shifra thyen rekordin e së dielës prej 5,300 rastesh të reja.
Ministria polake e Shëndetësisë tha se rastet e fundit rezultojnë nga testimi i 43,800 mostrave.
Numri i viktimave të lidhura me koronavirus – 116 – po ashtu theu rekordin e mëparshëm prej 76 viktimash, të regjistruar javën e kaluar.
Polonia ka konfirmuar në total 141,804 raste me koronavirus dhe 3,217 viktima, prej se ka nisur pandemia në muajin mars.
Numri i rasteve të reja atje tani është dhjetë herë më i lartë seç ka qenë në pranverë.
Për rrjedhojë, autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja kufizuese nga fundjava e kaluar.
Qytetarët obligohen të veshin maska gjatë kohës së janë jashtë në publik.
Në “zonat e kuqe”, apo ato të prekura më së keqi, restorantet dhe baret duhet të mbyllen në orën 22:00.
Top Channel