Me tregolëshin e realizuar kundër Perusë, në Lima, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2022, Neymar u bë shënuesi i dytë më i mirë në historinë e përfaqësueses së Brazilit pas të madhit Pele, duke arritur kuotën e 64 golave, dy më shumë se Ronaldo.

“Fenomeni” ishte ndalur në 62 gola pas 98 paraqitjeje me “Seleçaon”, dy prej këtyre finalizime i shënoi në finalen e Kupës së Botës, kundër Gjermanisë, në vitin 2002.

Duke festuar golin e tij të parë, sulmuesi i PSG-së nderoi Fenomenin duke treguar dhëmbët e tij të parë dhe duke imituar me duart e tij numrin “9”, që mbante në fanellë “vëllai i madh” gjatë periudhës së tij të lavdishme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA