Mbyllet pa gola pjesa e parë, Shqipëria dy shanse të arta për gol
14/10/2020 18:47
Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes midis Shqipërisë dhe Lituanisë.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja patën disa raste të artë për gol.
Rasti i parë për Shqipërinë ishtë në minutën e 24’, ku topi i goditur nga Seferi u ndal nga një mbrojtës lituanez me dorë në zonë, por që për arbitrin francez Abed nuk ishte i tillë.
Në minutën e 35-të, sërish brenda zonë sulmuesi i Young Boys goditi brenda zonës, por që topi u prit nga portieri lituanez Svedkauskas.
Në pjesën e parë nga kuqezinjtë janë ndëshkuar me të verdhë Laçi dhe Kumbulla.
Top Channel