Mbi 1.000 raste aktive/ COVID-19, si është situata në Indonezi

14/10/2020 15:35

Në Indonezi, 12 qytete dhe rrethe regjistruan më shumë se 1.000 raste aktive të koronavirusit (COVID-19).

Dewi Nur Aisyah, një epidemiolog i ekipit të Task Forcës së Trajtimit të COVID-19 tha se këto qytete dhe rrethe duhet të monitorohen nga afër për të zvogëluar numrin e rasteve.

“Implikimi është mbi gatishmërinë në trajtimin dhe kontrollimin e transmetimit kështu që nuk do të ketë raste shtesë”, tha Dewi gjatë një diskutimi virtual.

Rastet aktive u referohen pacientëve me COVID-19 të cilët janë ende në trajtim dhe nuk janë deklaruar të shëruar ose të vdekur.

Qytetet që raportuan më shumë se 1.000 raste aktive janë Pekanbaru (2.330), Padang (1.855 raste), Jayapura (1.751), Bekasi (1.688), Depok (1.606), Bogor (1.374) dhe Ambon (1.126). Sa për rrethet me më shumë se 1.000 raste ato janë Xhakarta Lindore (2.600), Xhakarta Jugore (2.439), Xhakarta Perëndimore (2.248) Xhakarta Qendrore (2.009) dhe Xhakarta Veriore (1.194).

Deri më tani Indonezia ka raportuar 344.749 raste të konfirmuara me 64.742 raste aktive. Vendi i Azisë Juglindore njoftoi të mërkurën 4.127 raste të reja dhe 129 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA