Lufta për peshk/ Barkat britanike rrethohen nga peshkatarët francezë që i qëllojnë me fishekzjarre e tenxhere për shkelje territori

14/10/2020 16:07

Konflikte peshkatarësh për territore kanë shpërthyer në ngushticën mes Francës e Anglisë teksa në disa episode të regjistruara në kamera barkat franceze kanë rrethuar peshkarexhat britanike në hyrje të territoreve të tyre duke i qëlluar me fishekzjarre dhe tenxhere.

Barkat britanike u përfshinë në përleshje teksa peshkonin për sepie në kanalin Pas de Calais.

Ato u rrethuan nga rreth 20 barka franceze që nisën të lëshonin gjithfarë objektesh ndaj tyre, duke përfshirë tenxhere gatimi apo dhe gurë.

Pas daljes së Britanisë nga BE autoritetet e të dy vendeve kishin përgatitur legjislacionin për parandalimin e “luftës së Ftohtë” mes peshkatarëve të dy vendeve. Peshkimi mbetet një pikë e sikletshme mes marrveshjeve të Brexit, teksa kryeministri Boris Johnson nuk ka lejuar vazhdimin e përhershëm të peshkimit të evropianëve në ujërat britanike.

Zyrtarët thonë se kjo mund të sjellë një përsëritje të “luftërave të peshkimit” të para në 1970 kur peshkarexhat britanike të mbështetura nga forcat detare tentonin të ruanin të drejtat e peshkimit në Atlantik.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA