Kina ishte sot në ditën e tretë të testimit pesë-ditor të 9 milionë banorëve të një qyteti për koronavirus.
Vendi dukej se e kishte vënë nën kontroll pandeminë, por ka nisur testimin masiv në Qingdao pas zbulimit të 12 rasteve të reja të sëmundjes që vinin nga një spital ku trajtoheshin pacientë të ardhur nga jashtë vendit.
Gjashtë prej tyre shfaqin simptoma kurse gjashtë të tjerët jo.
Deri në momentet që flasim (pasdite e të mërkurës) autoritete raportonin se kanë kryer 4.2 milionë teste tamponi në qytetin port, aktualisht me asnjë rast pozitiv të zbuluar.
Kina thotë se po aplikon një teknikë testimesh masive, sipas tyre të paparë ndonjëherë në botë.
Komisioni Shëndetësor ka hapur në Qingdao qindra pika testimi që punonjnë nga ora 7 e mëngjesit deri në 23.00.
Rezidentët shiheshin që mbanin radhë deri në orët e vona të mbrëmjes së të dielës për t’u testuar, ndërsa për projektin janë mobilizuar mijëra punonjës.
Grupe të veçanta janë mobilizuar për testimin e njerëzve me paaftësi, për më të vjetrit dhe grupet më të dobëta në shtëpitë e tyre.
Një nga mënyrat sesi Kina përshpejton fushatën e testimeve është ajo e kryerjes së testeve në grupe.
Një grup prej pesë deri në 10 njerëz që kanë kontakt me njëri tjetrin testohet me mostra, dhe kur ato rezultojnë pozitive kryhet testimi individual i personave.
Vendi ka thënë se 11 qytetarët e epiqendrës së vitusit Vuhan janë testuar të gjithë në këtë mënyrë për dhjetë ditë në maj.
Dje Kina raportoi 27 raste të reja me koronavirus, duke përfshrië 13 raste të reja dhe 14 të sjella nga jashtë vendit. Rastet e brendshme përfshinin shtatë të zhvendosur nga Qingdao.
Kina ka rarpotuar një total prej 4,634 vdekjesh mes 85,611 rasteve të konfirmuara me Covid-19.
Në krahasim me pjesën tjetër të boptës vendi ka një masë shumë të vogël infektimesh dhe gjithashtu pritet të rekuperohet më shpejt ekonomikisht.
Top Channel