Kreu i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Velko Odalloviq, e vlerëson si shumë të rëndësishme faktin që çështja e të zhdukurve është përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington më 4 shtator, nga Kosova dhe Serbia.

“Na duhet një shtysë e re në atë që bëjmë, ndaj dhe është shumë e rëndësishme që kjo çështje është njohur në Uashington dhe Bruksel”, tha ai në një intervistë për REL.

Në dokumentet e nënshkruara nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic në Uashington, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, të dyja palët janë zotuar se do të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të zhdukur. Ndërsa në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, palët kanë diskutuar së fundmi edhe për këtë çështje.

Odallovic kërkon mbështetje ndërkombëtare, e cila do të përfshinte hapjen e arkivave të organizatave të huaja që kanë vepruar në Kosovë. Ai ka përmendur arkivat e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), misionit të NATO-s (KFOR) si dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), por edhe të Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, të cilat sipas tij, përmbajnë shumë dokumente që mund të ndihmojnë në kërkimin e personave të zhdukur.

Ai thotë se pala serbe do të vazhdojë të bëjë kërkime në arkivat e veta, por që i është kërkuar edhe Prishtinës të ofrojë përgjigje për arkivat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tani mund të jenë në pronësi të ndonjë institucioni në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA