21/11 15:59
Islanda do të presë Belgjikën mbrëmjen e sotme në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërsa trajneri Erick Hamren dhe i gjithë stafi i tij janë vendosur në karantinë e nuk do të jenë në pankinë si zakonisht.
Kjo pasi njëri prej pjesëtarëve të stafit ka rezultuar pozitiv dhe sipas rregullave në Islandë i gjithë stafi është vendosur në izolim, ndaj vetëm futbollistët do të lejohen të zbresin në fushë për përballjen me belgët.
Futbollistët e Islandës kanë rezultuar negativë në testin e zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa sot ata do të drejtohen nga trajneri i Shpresave, i cili do të ndihmohet nga tekniku i skuadrës U17.
Top Channel