Para pak ditësh, degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin organizuan zgjedhje të brendshme për të përcaktuar kandidatët për deputetë.

Kjo mënyrë e të zgjedhurit ka shkaktuar debat të madh në opinionin publik, madje edhe vetë brenda strukturave të Partisë Demokratike. Inxhinieri Arben Meçe, i cili njihet si një nga themeluesit e Partisë Demokratike tha në studion e emisionit “Top Talk”, se procesi i votimit ishte farsë.

Arben Meçe: Praktikisht unë dua të jap mendimin tim sepse asnjëherë nuk kam qenë për listat e hapura vetë, për dy arsye. Pikë së pari, ne nuk kemi grupime politike demokratike, përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike dhe e dyta nuk kemi një grup militant politik që ka edukatën të bëj ë një zgjidhje. Për hir të së vërtetës, i gjithë procesi i reklamuar si një zhvillim i ri në Shqipëri nuk është gjë tjetër vetëm një farsë që në thelb ka një anarshi të konsoliduar qartë dhe që argumentet që mund të japin, do të vërtetojnë që është një proces që as farsë nuk mund të jetë, pasi do të shihni finalen që ky proces do të bie si boomerang, falë rezultateve të saj. Një proces fillon por analizën e tij do ta bëj në fund fare kur të mbarojë procesi.

Denis Dyrnjaja: Po keni parasysh rezultatin e zgjedhjeve kur thoni finalja, apo finalen e këtij procesi në vetvete?

Arben Meçe: Kam parasysh të gjithë procesin sepse në qoftë se deri tani ka deklarata dhe është e vërtetë që ka pasur deklarata të debatueshme për të kuptuar çfarë ka ndodhur duhet të futemi në detaj të procesit. Duhet të futemi në një fakt në disa elementë që kur i zbërthen kupton thelbin e farsës dhe produktin që do të jetë. Së pari flitet për mbi 4.000 veta të cilët erdhën nga baza dhe u konsoliduan nga një grup. Ky grup që për hir të së vërtetës ka një farë anonimati në kuptim jo të personalitetit të tyre, por të kryesh një proces duhet të kesh një ekspertizë për ta bërë një gjë të tillë. U ekspozuan pesë persona që kanë një CV të admirueshme por nuk kishin ekspertizën për të bërë seleksionimin.

Denis Dyrnjaja: Po pse nuk e kishin ekspertizën?

Arben Meçe: Këta nuk e njohin Partinë Demokratike dhe elektoralin

Denis Dyrnjaja: Genc Ruli nuk e njeh Partinë Demokratike, Besnik Mustafaj?

Arben Meçe: Absolutisht këta janë njerëz që kanë punuar në strukturat ekzekutive të Partisë Demokratike, por në njohjen e elektoralit nuk kanë njohuri. Nuk ka burrë nëne t’i njohë këta përveç strukturave organizative të partive që i njohin.

Denis Dyrnjaja: Ju jeni kundra komisionit apo njerëzve që e përbëjnë komisionin?

Arben Meçe: Ky komision është një komision demagogjik, sepse e ka të pamundur ai nga 4 mijë veta të nxjerrë diku tek 500 veta. Po e kapërcejmë këtë fakt, e zëmë një moment që këta e bënë një gjë të tillë dhe arritën në kompetencë për të arritur një gjë të tillë. Unë nuk mund të kuptoj se si një njeri, i cili ka kapacitete në 4.000 veta të seleksionojë 500 veta duke mos njohur realitetin fizik të personave që do të kandidojnë. Vijmë tek 500, kjo u kthye në bazë dhe kur u kthye për votim, pamë një farsë që ishte plotësisht farsë. Ka tre fenomene. I pari është i lidhur me faktin që në qoftë se vajtën 500 veta në bazë, u kthyen përsëri gati gati 500 në seli, u bë një votim ku u bë i gjithë ai proces dhe listat që vajtën u kthyen në bazë. Ku ishte seleksionimi këtu? E dyta që është shumë e rëndësishme është bërë një skemë votimi që nuk bëhet një seleksionim nga sipër poshtë, nga më i miri tek më i keqi, por seleksionohej i keqi. Nuk ka ndodhur ndonjëherë një seleksionim i tillë, por pse është bërë? Është bërë për një arsye. Nëse baza dot ë votonte nga më i miri tek më i keqi, baza do t’i kërkonte kryesisë që të ruante rendin që kishte bërë baza. Duke u nisur nga po sipër, kryesia nuk ka detyrim ndaj bazës që të zgjedhë një seleksionim që ka bërë baza. I gjithë lidershipi i lartë i Partisë Demokratike nuk janë futur fare në proces. Janë 15-20 persona të cilët sot për sot përbëjnë detashmentin propagandistik dhe të dukshëm të Partisë Demokratike, sepse këto janë ruajtur nga fakti që baza do të godiste. E katërta, nga ky lidership që është ekspozuar nga Partia Demokratike, janë mbi 40 veta që janë vetëm në Tiranë, ndërsa në bazë nuk ka vajtur askush. Kjo listë që ka vajtur në bazë është anonime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA