Gjermania do t`i ofrojë më shumë se gjysmë miliard euro ndihma të mbijetuarve të mbijetuarve të Holokaustit që përballen si shumë të tjerë me pasojat e pandemisë së koronavirusit.
Organizata që negocioj kompensimin me qeverinë gjermane sqaroi se do të bëhen pagesa për gati 240,000 të mbijetuar në mbarë botën, duke nisur nga ata në Izrael, Amerikën Veriore, ish-Bashkimin Sovjetik dhe Europën Perëndimore. Kjo do të realizohet në vijimësi përgjatë dy vjetëve të ardhshme.
Pas gati 75-vjetësh që kur ka përfunduar Lufta e Dytë Botërore, të mbijetuarit e Holokaustit janë të gjithë të moshuar dhe shumica prej tyre kanë probleme shëndetësore, një pjesë e të cilave janë pasojë e përvojave të tmerrshme në rini. Tani, një pjesë e këtyre njerëzve janë duke jetuar në prag të varfërisë, për shkak të shpenzimeve shtesë prej Covid 19.
Nga fondet e reja do të përfitojnë dhe shumë hebrenj që nuk kanë marrë pension nga Gjermania, e që duke iu larguar nazistëve, kanë përfunduar në Rusi apo e vende te tjera. Secili prej të mbijetuarve do të marrë nga dy pagesa në vlerën e 1,200 eurove përgjatë dy vjetëve të ardhshëm.
Top Channel