55 vjeçari skocez Graeme Lacey ka pranuar tentativën e vrasjes së gruas së tij në qershor 2019, pasi e kishte goditur me sende dhe enë kuzhine.
Fituesi i rreth 1 milionë paundëve në shortin EuroMillions kishte tentuar të mbyste në fyt gruan e tij gjatë sherrit makabër, që ndopdhi kur ata u kthyen në shtëpi pas një mbrëmjeje në bar.
Vrasësi ishte martuar me Monica Lacey në 2003, por u ndanë pak pas sulmit të rëndë.
Lacey, i cili fitoi 1 milionë paundë pak para Krishtlindjeve të vitit 2016, kishte shtrënguar me duar në fyt Monica ndërsa i gjatë sulmit i thërriste “Vdis e mallkuar, vdis”.
Prokurorja Marie Irvine, tha në gjykatë: “Ai ishte martuar me Monica Lacey në 2003 dhe u ndanë në qershor 2019. Ditën e sulmit ata kishin dalë në një klub shoqëror me motrën e saj dhe kunatin.
Atje nuk duket se kishte pasur probleme dhe të gjithë u larguan me taksi rreth orës 1 të mëngjesit.
Teksa hynin në shtëpi ai kishte nisur të ulëriste dhe ta shante me emra të ndryshëm. Gruaja ishte përgjigjur duke i kërkuar ‘të mbyllte gojën’ dhe nuk ia vinte veshin.
Burri mori enën e ushqimit të qenit dhe tentoi ta qëllonte me të, por goditi vetëm murin”.
Duke përshkruar sulmin, Irvine tha se Monica u tha hetuesve se besonte se do të vdiste.
Ajo tha: “Ai më pas mori një palë atlete dhe më qëlloi me to, njëra pas tjetrës. I akuzuari i ishte afruar në fytyrë duke e kërcënuar por Monica nuk kishte frikë prej tij dhe kjo bëri që ai ta kapte për ta rrëzuar përtokë”.
Monica arriti më në fund të largonte Lacey nga vetja duke e shtyrë me këmbë dhe më pas thirri të motrën për ndihmë.
Pas sulmit të qershorit të vitit të kaluar Monica i dha fund lidhjes së tyre por thotë se jeta e saj është e shkatërruar dhe se jeton me frikën nga burri.
Sherifi skocez Alistair Carmichael dha masën e paraburgimit për Lacey i cili pret dënimin për sulmin.
Top Channel