25/11 22:20
Presidenti i Turk, Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar dhe kërcënuar Greqinë se do t’i japë përgjigjen që meriton sa i përket situatës në Mesdheun Lindor gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme.
”Ne do të dimë t’i japim përgjigjen që meriton Greqia dhe Qiproja greke. I kemi treguar të gjithëve që s’do të ketë plan që nuk respekton të drejtat e vendit tonë dhe Qipros turke në Mesdheun Lindor” , tha presidenti turk.
Anija Turke Oruç Reis u rikthye për fushatën e saj të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.
Ditën e djeshme Erdogan theksonte se Turqia ka qëllime të mira, por sot deklaron se nuk ka në plan të sakrifikojë të drejtat e Qipros turke në Mesdheun Lindor.
Top Channel