Microsoft largon 4,800 punonjës, Xbox dhe ekipet komerciale preken nga ristrukturimi Apple prezantoi katër iPhone të rinj të pajisur me teknologjinë për të përdorur rrjetet me të shpejta 5G.
Kryesori ishte i shumëprituri iPhone 12, që vjen në pesë ngjyra, të zezë, të bardhë, të kuqe, jeshile dhe blu. Ka dy kamera dhe përmban skaje të lëmuara, të rrafshëta, dhe është më i hollë, më i vogël e më i lehtë se iPhone 11 ndersa ka dyfishin e pikselsave.
Ai gjithashtu ka një ekran të përmirësuar Super retina XDR me një material të ri, më të ashpër që Apple po e quan “Mburoja Qeramike”.Kompania thotë se kjo e bën xhamin e saj më të qëndrueshëm, dhe vetë telefonin, me një performancë katër herë më të mirë gjatë rënies. Dizajni më i vogël dhe skajet dukshëm të sheshta kujtojnë modelet e mëparshme të iPhone si iPhone 4.
Bashkë me të u prezantuan dhe iPhone 12 pro, iPhone 12 mini e iPhone proMax. Çmimet variojne nga gati 700 për minin deri në 1100 dollarë për ProMax. Përfshirja e wireless-it të gjeneratës tjetër është, sigurisht, tipari kryesor këtu. Apple është kompania e parë që ofron 5G në një celular. Shefi ekzekutiv Tim Cook e quajti këtë moment fillimin e një epoke të re për iPhone-in.
Top Channel