Gjuetia me ndihmën e skifterëve ka një traditë të gjatë në Gadishullin Arabik dhe ata së bashku me kuajt konsiderohen kafshët më të çmuara.

Skifterët e racës Shahin vlerësohen veçanërisht dhe trajnimi i tyre janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të mbretërisë saudite.

Në ankandin në Klubin Saudit të Skifterëve, i cili zgjati për 45 ditë, më së shumti vëmendje tërhoqi një skifter i ri, për blerjen e të cilëve u nda një shumë rekorde prej 170 mijë dollarësh.

Sipas Reuters, ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për ndonjë skifter. Skifterët fluturojnë me shpejtësi deri në 300 km në orë, por janë konsideruar prej kohësh një specie e rrezikuar. Skifteri i shitur u kap në natyrë në veri-lindje të Arabisë Saudite dhe i solli pasurinë e vërtetë pronarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA